Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell njoftoi sot emërimin e 31 kryetarëve rinj të delegacioneve të BE.
Mes emërimeve të reja është edhe diplomatja gjermane, Christiane Hohmann, e cila është caktuar si ambasadore e BE-së në Shqipëri, njofton Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS).
Hohmann, do të zëvendësojë Luigi Soreca, i cili u largua nga Shqipëria rreth një muaj më parë.
Soreca u largua nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.
Hohmann është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/