Telegrafi

Christian Eriksen zbulon dy idhujt e tij të lojës së futbollit

Ylli i Interit, Christian Eriksen zbulon se fanella e parë e futbollit që bleu ishte një e Roberto Baggios, pasi babai i tij ishte një tifoz i madh, ndërsa shtoi se idhulli tjetër i tij është legjenda daneze, Micheal Laudrup.

Interi lëshoi ​​një intervistë me ish-yllin e Tottenham në programin e tyre të ndeshjeve, ku Eriksen zbuloi idhujt e tij të futbollit.

“Modeli im ka qenë gjithmonë Michael Laudrup. Të gjithë duan të jenë si ai në Danimarkë sepse ai ishte lojtari më i mirë”, ka thënë fillimisht Eriksen.

“Babai im ishte një tifoz i madh i Roberto Baggios. Bleva bluzën e tij sa më shpejt që ishte e mundur. Ishte fanella e parë e futbollit që kam blerë ndonjëherë”.

“Unë e kam admiruar atë që kur isha fëmijë”, shtoi danezi.

Eriksen tani është një nga titullarët e rregullt të Interit dhe pika e kthesës për të ishte një gol vendimtar nga gjuajtja e lirë në derbi ndaj Milanit në Coppa Italia.

Lexo po ashtu Interi ngacmon Milanin me një video për ‘Super Bowl’

“Është gjithmonë e veçantë të shënosh një gol dhe është edhe më mirë të shënosh në një derbi”.

“Ishte e mahnitshme. Ajo goditje e lirë ishte perfekte për mua. Ishte një moment i jashtëzakonshëm”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/