Site icon Telegrafi

Christian Eriksen shënon një gol të bukur në prekjen e parë të topit pas rikthimit te Danimarka

Në një nga momentet më të mira të vitit ka ardhur mbrëmjen e sotme (e shtunë), pasi Christian Eriksen ka shënuar brenda vetëm një minute në rikthimin e tij të shumëpritur në futbollin ndërkombëtar me Danimarkën.

Nëntë muaj pasi pësoi një atak kardiak në Kampionatin Evropian, mesfushori i Brentford është rikthyer për të luajtur me kombëtaren e tij.

Eriksen ka përjetuar një rikthim magjik pasi ka bërë atë që bën më së miri – duke shënuar për vendin e tij.

Në fakt, Eriksen shënoi me prekjen e tij të parë pasi hyri në lojë në fillimin e pjesën e dytë në miqësoren kundër Holandës.

Mesfushori kreativ ka arritur të shënoj në minutën e 48-të një gol të bukur pas një asistimi të Andreas Skov Olsen.

Rikthimi i Eriksen dhe goli i tij është pritur me ovacione të mëdha nga tifozët e pranishëm, teksa tani ka pushtuar edhe rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version