Telegrafi

Christensen përshëndetet me tifozët e Chelseat me një letër lamtumirëse: 10 vite fantastike në Londër, koha për një fillim të ri

Andreas Christensen është larguar nga Chelsea pas 10 viteve të kaluara në klubin londinez. 

Qendërmbrojtësi danez largohet nga Stamford Bridge si lojtar i lirë, pasi kontrata me Chelsean i skadoi dhe ai synon tani një aventurë të re.

E ardhmja e Christensen pritet të jetë në Spanjë, pasi danezi ka arritur tanimë prej kohësh një marrëveshje për Barcelonën për t’iu bashkuar si transferim i lirë.

26-vjeçari u bashkua me Chelsean në verën e vitit 2012 me 16 vite.

Christensen i cili kaloi dy vite si i huauzar te Borussia Moenchegladbach, ka zhvilluar 160 ndeshje zyrtare me Chelsean ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Më poshtë letra e plotë e Christensen:

Më është dashur të marr një vendim të vështirë në moshën 16 vjeçare për t’u larguar nga Danimarka. Gjithmonë kishte vetëm një zgjedhje për mua, që ishte Chelsea.

Që nga momenti që erdha këtu më bëtë të ndihesha si në shtëpinë time, u jam mirënjohës Jim Fraser dhe Neil Bath, të cilët më përqafuan menjëherë si pjesë e familjes së tyre.

Vitin e kaluar arrita rezultatin më të rëndësishëm si lojtar dhe si ekip, kur ngritëm trofeun e Champions League në Porto. Kur mbërrita, isha një fëmijë me të gjithë shpresën dhe frikën e një lojtari në fillim të karrierës së tij, i jam mirënjohës klubit që realizoi ëndrrën time.

Pasi kalova dhjetë vite fantastike në këtë klub, ndjeva se ishte koha e duhur për një fillim të ri për mua dhe familjen time. Mendërisht, muajt e fundit kanë qenë të vështirë, sepse nuk ishte një vendim i lehtë për t’u larguar nga ky klub dhe këta tifozë.

Nuk jam shumë elokuent me fjalët, kështu që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht vlerën e Chelsea dhe tifozëve për mua. Do të më mungojnë lojtarët, stafi teknik, të gjithë. Urimet më të mira për klubin dhe tifozët”, ka shkruar Christensen. /Telegrafi/