Site icon Telegrafi

Christensen në radarin e Barcelonës

Barcelona janë të interesuar në nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Chelseat, Andreas Christensen, i cili aktualisht është i huazuar në Borussia Monchengladbach.

Raportet në mediat angleze sugjerojnë se Barca janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një lëvizje për qendërmbrojtësin danez gjashtë verës së ardhshme.

Kjo pasi, gjiganti katalunas dëshirojnë të sigurojnë mbulesë për Samuel Umtiti dhe Gerard Pique, pasi e ardhmja e Javier Mascherano në klub është në dyshim.

Lexo po ashtu Barcelona këmbëngul për mbrojtësin e Romës

Mbrojtësi 20-vjeçar ka bërë vetëm një paraqitje në ligë për Chelsean, por ka qenë një tipar thelbësor i ekipit të Monchengladbach që nga huazimi i tij në korrik të vitit 2015.

Cilësitë e tij prej një mbrojtësi me të ardhme të madhe, Barcelona i ka parë edhe në fitoren 2-1 ndaj ekipit gjerman në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version