Andras Christensen ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Chelsea në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi danez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk e ka pranuar rinovimin, përkundër insistimit nga klubi.
Chelsea i ka bërë pesë oferta të ndryshme për rinovimin e kontratës, por danezi nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
E ardhmja e Christensen duket se është në La Liga te gjiganti katalunas Barcelona.
Sport ka raportuar se palët kanë tanimë një marrëveshje mes tyre dhe zyrtarizimi është çështje kohësh.
25-vjeçari kishte edhe kërkesa të tjera, por ai fillimisht refuzoi të gjitha ofertat që vinin në drejtim të tij nga Liga Premier.
Bayern Munich, Borussia Dortmund e Inter kanë qenë ekipet tjera të interesuara, por Christensen ka zgjedhur Barcelonën. /Telegrafi/