Telegrafi

Chrissy Teigen nuk e ka në plan të humbë më në peshë

Chrissy Teigendhe John Legend (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Chrissy Teigen është një nga yjet që tregohet gjithmonë e sinqertë me fansat e saj, prandaj ata e duan.

Modelja kishte rrëfyer se vazhdon të ketë kilogramë të tepërt, prej se e solli në jetë djalin e saj, Miles, para dhjetë muajsh.

Chrissy Teigen (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Bukuroshja, e cila ka edhe një vajzë dyvjeçare me bashkëshortin John Legend, ka treguar se peshon rreth nëntë kilogramë më shumë se pesha e saj ideale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chrissy Teigen

Mirëpo, ajo nuk shqetësohet për këtë gjë dhe nuk e ka në plan të humbë më shumë peshë.

“Peshoj rreth nëntë kilogramë më shumë në krahasim me peshën që e kisha para Miles. Ai është 10 muajsh. Asnjëherë nuk jam shqetësuar, sepse e dua shumë ushqimin”.

“Më së shumti e hollë kam qenë menjëherë pasi e solla në jetë Lunan. Depresioni pas lindjes. Do t;i mbaj këta kilogramë dhe këta ndjenja”, ka thënë modelja. /Telegrafi/