Chris Rock të mërkurën mbrëma (30 mars) i tha një audiencë në shfaqjen e tij komedi në Boston se ai ishte ‘ende në proces’ të asaj që ndodhi në skenën e “Oscars” nga Will Smith, në përgjigjen e tij të parë publike ndaj incidentit tronditës të së dielës (27 mars).
I veshur i gjithi në të bardha, Rock, 57 vjeç, doli në skenën e Teatrit Wilbur dhe pyeti turmën e emocionuar: ‘Si ishte fundjava juaj?!’
Turma që kishin dorëzuar të gjithë celularët para fillimit të shfaqjes, ish-ylli i “Saturday Night Live” u përshëndet me një ovacion të gjatë në setin e parë nga dy që ai performoi të mërkurën si pjesë e turneut të tij “Ego Death”.
Megjithatë, komediani zakonisht i pafrenuar mbylli shpejt çdo shpresë se do të bënte shaka rreth shuplakës famëkeqe për 3000 fansat në audiencë, disa prej të cilëve thuhet se paguan gati 1000 dollarë (895 euro) për një biletë, shkruan DailyMail.
“Unë nuk kam shumë fjalë për të thënë për këtë, kështu që nëse keni ardhur këtu për këtë”, tha ai me lot në sy dhe ndaloi.
“Unë kisha shkruar një shfaqje të tërë para kësaj fundjave. Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas për atë gjë. Do të jetë serioze. Do të jetë qesharake, por tani vetëm do të tregoj disa shaka”, tha tutje Rock.
Rock e la përsëri temën në setin e tij të dytë, por me sa duket konfirmoi se ai nuk ka folur me Smithin që kur ai e goditi në nofullën gjatë transmetimin të drejtpërdrejt në televizion.
“Unë nuk kam folur me askënd, pavarësisht nga ajo që keni dëgjuar”, tha komediani.
Dy herë gjatë shfaqjes së parë, disa anëtarë të audiencës bërtitën: ‘Will Smith’, duke nxitur brohoritje shumë më të forta.
Pas kësaj, DailyMail.com pa një burrë që tërhiqej zvarrë nga rojet e sigurisë. Policia më pas konfirmoi se burri u dëbua nga teatri nga roje të shumta sigurie.
Më vonë Rock komentoi jetën e tij në përgjithësi, duke thënë se “përveç disa gjërave të çuditshme, jeta është mjaft e mirë tani”.
Turma qeshi, duke ditur saktësisht se çfarë i referoheshin ‘gjërave të çuditshme’.
Rock dukej i patrazuar teksa jepte rutinën e tij tipike me energji të lartë, duke e mbajtur turmën të ngazëllyer dhe duke bërë shkaka me çdo gjë.
Ai bëri shaka për mënyrën sesi i shpenzon të gjitha paratë e tij për gra dhe i rekomandoi audiencës avokatin e divorcit të ish-gruas së tij, sepse ajo fitoi gjysmën e pasurisë së tij pa e thënë kurrë asnjë shaka.
Rock u ngjit në skenë të mërkurën teksa Akademia e Filmit thanë se Smith kishte refuzuar të largohej nga “Oscars” pasi kjo iu afrua nga drejtuesit.
Akademia tha të mërkurën se ai injoroi kërkesën e presidentit, David Rubin, dhe CEO, Dawn Hudson, për t’u larguar dhe se ai kishte shkelur kodin e tyre të sjelljes.
Aktori 53-vjeçar doli në skenë të dielën dhe goditi Rock, pasi komediani tha një shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.
Menjëherë pas kësaj, Smith u shpall fitues i çmimit për aktorin më të mirë për roli në “King Richard”
Të mërkurën Akademia tha se kishte nisur ‘procedurat disiplinore’ kundër Smith. Ata i kërkuan falje edhe Rokut. /Telegrafi/