Komediani i famshëm Chris Rock i cili do ta udhëheqë sonte natën e Oscars, ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Twitter dhe ka treguar se ende nuk e ka gati monologun me të cilin do ta hap natën.
Rock në fakt ka shkruar se po largon nga fjalimi i tij fjalët e tepërta.
Gjithsesi Rock njihet për një profesionist të madh, prandaj ai edhe në momente e fundit para se shfaqja të fillojë është duke përmirësuar rreshtat e tij.