Kanë qarkulluar disa thashetheme që kur Shakira dhe Gerard Pique vendosën të ndaheshin pas 12 vitesh së bashku.
Që nga momenti i publikimit të lajmit, ndarja e tyre është një nga temat më të diskutuara në rrjete sociale.
Në fakt, një nga historitë më të fundit është se këngëtari dhe aktori i njohur, Chris Evans dhe Shakira kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.
Duhet të theksohet se Evans ndjek vetëm 211 njerëz në Instagram, shumica e të cilëve janë aktorë dhe miqtë e tij të “Marvel”.
Një gazetar i Univision e pyeti Evans pasi filloi ta ndiqtë Shakiran në mediat sociale, gjatë një ngjarje që u mbajt në Teatrin El Capital në Hollywood, Kaliforni.
“Nuk e kam takuar kurrë, por jam një fans i madh”, tha Evans, i cili më pas u pyet nëse do të merrte pjesë në një nga klipet e yllit kolumbian.
“O Zot, do më vinte shumë turp të qëndroja pranë saj. Ajo është shumë e mirë në këtë”.
Shakira dhe Pique zyrtarisht u ndanë rreth një javë më parë dhe kanë bashkë dy djem. /Telegrafi/