Aktori amerikan, Chris Evans, i cili në filmat e Marvel është i njohur për rolin e Kapiten Amerika, e ka shpërblyer gjashtëvjeçarin Bridger Walker për guximin e tij duke ia dërguar një mburojë që e shfrytëzon për karakterin e tij.
Djaloshi e shpëtoi motrën e tij, Nicole, nga sulmi i qenit duke u hedhur para saj dhe në këtë rast mori disa lëndime – transmeton Variety.
“Jam i sigurt se këtë e ke dëgjuar shumë herë në ditët e fundit, por do të më duhet të ta përsëris edhe unë – mik, ti je hero! Atë që e ke bërë është veprim guximtar dhe aspak egoist, ndërsa motra jote është shumë e lumtur që të ka vëlla. Jam i sigurt se prindërit e tu janë krenarë me ty”.
“Bota ka nevojë për më shumë njerëz si ti. Mbaju, shërimi mund të jetë i vështirë, por në bazë të asaj që kam parë deri m tash – vështirë se mund të të ndalë diçka”, ka deklaruar Evans në video-mesazhin dërguar djaloshit.
Në bazë të asaj që është raportuar, Bridger kishte dashur ta shpëtojë motrën e tij, ashtu që ka hyrë në mes të saj dhe qenit, ndërsa kafsha e ka kafshuar disa herë, saqë është dashur t’iu nënshtrohej disa intervenimeve mjekësore dhe qepjeve. /Telegrafi/