Site icon Telegrafi

Chris Brown pishman për bashkëpunimin me Ritën? (Video)

Bashkëpunimi mes Rita Orës dhe Chris Brown rezultoi mjaft i suksesshëm.

“Body on me” për momentin ka arritur më shumë se 11 milionë klikime në kanalin “Youtube” duke u renditur lartë në klasifikimet botërore në muzikë, transmeton Telegrafi.

Por, duket se për reperin amerikan diçka nuk po shkon me këtë projekt, tranmseton Telegrafi.

Në profilet zyrtare të Chris Brown në rrjetet sociale, nuk figuron askund “Body on me”. Ai nuk ka shpërndarë videon e këngës e as ndonjë foto, madje artisti ka hequr edhe imazhet paralajmëruese, të cilat i postoi para se videoklipi të publikohet.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për diçka tjetër, a po Rihanna mund të jetë arsyeja kryesore që projekti me Ritën të injorohet nga reperi, pasi ditë më parë ish e dashura e tij është shprehur se bashkëpunimi i tyre është mungesë respekti për të.

Kujtojmë se dy këngëtaret ka kohë që kanë nisur një armiqësi mes tyre, gjë e cila u reflektua edhe në Met Gala, kur Rihanna nuk kishte lejuar Ritën të merrte pjesë në pasndejë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version