Telegrafi

Chris Brown harron arrestimin, vazhdon me muzikë (Video)

Këngëtari Chris Brown është liruar me kusht nga paraburgimi pasi pagoi 250 mijë dollarë.

Këngëtari amerikan u arrestua të martën (30 gusht) si i dyshuar për një sulm me armë ndaj një gruaje e cila e denoncoi atë në polici për kërcënim.

Lexo po ashtu Epilogu i dramës në shtëpinë e Chris Brown: Reperi i dorëzohet policisë (Foto/Video)

Me këtë rast, Brown ka publikuar një video në Instagram rreth ngjarjeve të fundit.

“Të gjitha këto gjepurat që po ndodhin me mua, thjesht do ta kthej faqen tjetër dhe do të sjell muzikë”, shprehet ai në videon e postuar.

Lexo po ashtu Lirohet Chris Brown

Kujtojmë që këngëtari ka disa dënime për dhunë, përfshirë sulmin në 2009 ndaj të dashurës së tij, yllit të muzikës Pop, Rihanna.