Telegrafi

Chollet: Kosova vend i pavarur, sovran e demokratik – një prej partnerëve tanë më të afërt

Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan raportuan këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se Biden e ka prioritet të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Shumë prej nesh mendojmë se Biden e ka personale me Ballkanin Perëndimor. Kryetari Biden është marrë shumë me çështjet e Ballkanit qysh prej luftërave të viteve të ’90-ta”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Chollet thotë se në Ballkan ka shumë probleme që lidhen me sigurinë, çështjet fetare, përplasjet etnike etj.

“Ballkanit i duhet ndihma jonë për të kaluar këto sfida…Kosova është një vend i pavarur, Sovran dhe demokratik. Kosova është një prej partnerëve tanë më të afërt dhe ajo gjithmonë performon mbi madhësinë e saj. Ne përkrahim integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare përfshirë OKB-në dhe NATO-në”.

Lexo po ashtu Escobar: Nuk duam një Republika Sërpska të re në Kosovë

“Mirëpo aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodhin derisa palët t’i zgjidhin dallimet që kanë. Për këtë arsye ne mbështesim dialogun”.

Chollet thotë se marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do t’iu sjellë benifite të dyja vendeve.

Ai tha se nuk po sheh implementim të madh të këtyre marrëveshjeve.

“Nuk kemi pasur zbatim nga asnjëra palë dhe për këtë, Escobar është shumë i përqendruar e madje ka folur edhe me Borrellin, e ku BE-ja është e përkushtuar”, tha Chollet, duke rikujtuar se duhet diplomaci intensive nga të dyja palët.

Teksa e cilësoi marrëveshjen si të obligueshme për të dy palët,  ai ka thënë se SHBA-ja ka vlerësuar se në Serbi ka shumë korrupsion dhe se presidentit Aleksandar Vuçiqi është përgjegjës për këtë situatë./Telegrafi/