Telegrafi

Chilwell më i miri: Chelsea 4-0 Crystal Palace, notat e lojtarëve

Foto: Chelsea FC/Twitter

Chelsea e ka mposhtur Crystal Palacen me rezultat 4-0 në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Golat për The Blues i shënuan Ben Chilwell, Kurt Zouma dhe Jorginho që shënoi dy herë nga penalltia.

Chelsea ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.39, me Crystal Palacen që u vlerësua 5.91.

Lexo po ashtu Chelsea fiton me rezultat bindës përballë Crystal Palaces - Chilwell debuton me gol dhe asist

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte padyshim Chilwell që shënoi dhe asistoi, duke marrë notën 9.2.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Mamdou Sakho që u vlerësua me 5.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto:Whoscored)

 

Notat e lojtarëve të Crystal Palaces (Foto:Whoscored)

 

/Telegrafi/