Milani arriti të regjistrojë fitoren e pestë radhazi në Serie A, kuqezinjtë triumfuan ndaj Chievos me rezultat 1-2.
Për skuadrën e Gennaro Gattusos shënuan Lucas Biglia (31′) dhe Krzysztof Piatek (57′), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi shqiptari, Përparim Hetemaj (41′).
Më i miri për vendasit ishte Hetemaj, i cili përveç golit arriti të bëjë edhe një paraqitje fantastike në mesfushën e skuadrës veroneze.
Për kuqezinjtë më i miri ishte Biglia, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Samu Castillejo, Suso dhe Franck Kessie.
Ata që dëshpëruan te mysafirët ishin Lucas Paqueta dhe Andrea Conti, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:
Chievo:
Milan:
Në xhiron e radhës Milani luan ndaj Interit, kurse Chievo kundër Atalnatas. /Telegrafi/