Telegrafi

Chiesa ka refuzuar tre oferta të mëdha për të qëndruar te Juventusi

Federico Chiesa është i vendosur për të qëndruar te Juventusi dhe të shkëlqejë me fanellën bardhezi.

Sulmuesi italian ka qenë në qendër të afatit kalimtar veror, ku nuk kanë munguar ofertat në drejtim të tij.

Megjithatë Chiesa ka vendosur t’i qëndroj besnik Zonjës së Vjetër duke refuzuar tre oferta shumë të mëdha financiare.

Lexo po ashtu Skuadra angleze ofron 60 milionë euro, por Chiesa po heziton t'iu bashkohet atyre

25-vjeçari i kishte dy oferta nga Liga Premier me Newcastle United dhe Aston Villa që ishin gati të ofronin 50 milionë euro për të, por që të dyja i ka refuzuar.

Të dyja skuadrat ishin të gatshme t’i ofronin pagë vjetore prej tetë milionë eurove në sezon, por kjo nuk e ka bindur Chiesan të largohet nga Serie A.

Lexo po ashtu Bisedimet e Juves për kontratën e Chiesas akoma ‘të ngrira’

Një tjetër klub që tentoi transferimin e tij ka qenë Al Hilal, por edhe oferta e arabëve është refuzuar nga Chiesa i cili ka për qëllim të lë gjurmë me Juventusin.

Zonja e Vjetër ka paguar 55 milionë euro për transferimin e italianit, i cili ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe këtë edicion e sheh si më të rëndësishmin në karrierën e tij për të shpërthyer. /Telegrafi/