Telegrafi

Chiesa dhe Di Maria në skuadrën e Juves që ka udhëtuar në Freiburg

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Angel Di Maria dhe Federico Chiesa janë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës kundër Freiburgut.

Argjentinasi nuk ishte stërvitur me skuadrën në minutat e parë, ndërkohë që anësori italian ishte bashkëngjitur me Gleison Bremer.

Të dy futbollistët janë pjesë e ekipit që do të luajë në Gjermani, ku të enjten Juve luan si mysafir.

Lexo po ashtu Probleme të reja për Chiesan, në dyshim ndaj Freiburgut

Bianconerët e fituan me rezultat 1-0 sfidën e parë në Torino, ashtu që do të hynë në ndeshjen kthyese me epërsi.

Ndërkohë, Arkadiusz Milik, Leonardo Bonucci, Alex Sandro e Paul Pogba, janë të lënduar dhe nuk janë përfshirë në skuadrën e plotë. /Telegrafi/