Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi janë lënë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Malmos.
Dy anësorët italianë nuk janë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për takimin e të martës që zhvillohet në Suedi.
Chiesa mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit, si pasojë e problemeve muskulore. Edhe pse ekzaminimet mjekësore nuk treguan lezione, trajneri vendosi të mos rrezikojë.
📋✈️ 𝙏𝙝𝙚 𝘽𝙞𝙖𝙣𝙘𝙤𝙣𝙚𝙧𝙞 𝙎𝙦𝙪𝙖𝙙 𝙛𝙤𝙧 𝙎𝙬𝙚𝙙𝙚𝙣! 🌕🇸🇪#MFFJuve #JuveUCL pic.twitter.com/EJK8lnKRR9
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 13, 2021
Gjendja e 23-vjeçarit nuk është përmirësuar që nga triumfi i Italisë në Kampionatin Evropian, prandaj Allegri duket ta ketë lënë të rikuperohet mirë.
Në anën tjetër, Bernardeschi është stërvitur me skuadrën dhe mospërfshirja e tij në ekipin e plotë ka ardhur si befasi. Ai e luajti gjithë ndeshjen ndaj Napolit.
Në ndërkohë, lojtarët jugamerikanë të Juventusit, Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Rodrigo Bentancur, Alex Sandro e Danilo, do të jenë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi munguan në takimin e fundjavës që Zonja e Vjetër e humbi. /Telegrafi/