Telegrafi

Chiellini do të dëshironte që të gjitha problemet të ishin si Ronaldo

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë nëse Cristiano Ronaldo është një problem, do të donte të kishte më shumë prej tyre.

Biankonerët qëndrojnë në vendin e tretë në Serie A me tetë ndeshje të mbetura dhe kapiteni bëri thirrje për vazhdimësi nga Zonja e Vjetër pas dy fitoreve.

Juventusi mori një fitore 2-1 ndaj Napolit dhe  3-1 kundër Genoas, të dy në Allianz Stadium, por të dielën ata udhëtojnë për përballjen e Atalantan në Serie A.

“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Napolit, i cili po luante shumë mirë dhe vazhduam edhe në Genova”, ka thënë Chiellini për Sky Sport Italia.

“Fitorja ishte e madhe, dhe ne i dhamë vazhdimësi ndaj Genoas të dielën duke krijuar shumë raste. Ne krijuam më pak raste në fillim të pjesës së dytë”.

Chiellini pret një Atalanta fizike dhe teknike të dielën dhe përsëriti fjalët e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.

“Tani le të mendojmë për Atalantan, një ekip fizik dhe teknik që bën presion gjatë gjithë lojës”, shtoi ai. “Guardiola ka të drejtë, është si të shkosh te dentisti”.

“Ne ende kemi armët dhe si t’i vëmë në funksion. Këtë vit nuk kemi qenë në gjendje t’i japim formës vazhdimësi, duhet ta bëjmë tani”.

Pastaj Chiellini foli për raportimet e fundit se Cristiano Ronaldo ishte problemi në Juventus dhe tha se ai do ta mirëpriste një problem të tillë çdo ditë.

“Nëse Cristiano Ronaldo është një problem, unë do të doja të kisha shumë prej tyre”, bëri të ditur ai. “Ne nuk duhet të mendojmë për atë që mund të ketë qenë”.

“Me po dhe nëse, ne e humbasim vëmendjen. Ne duhet të ngrihemi sa më lart, mbase do të jetë vendi i dytë, sepse Interi është larg, por ne po synojmë atë”, ka deklaruar më tej Chiellini. /Telegrafi/