Telegrafi

Chiellini shënon golin e parë këtë sezon në Serie A, kalon Juven në epërsi ndaj Parmas

Giorgio Chiellini ka shënuar golin e parë në sezonin e ri 2019/20 në kampionatin italian, Serie A.

Parma-Juventus është ndeshja e cila ka hapur sezonin e ri në Serie A dhe tashmë është shënuar goli i parë.

Është mbrojtësi italian, Chiellini, i cili ka kaluar në epërsi 1-0 Zonjën e Vjetër.

Chiellini arriti të gjej golin në minutën e 21-të të ndeshjes.

Ky gol i kapitenit erdhi pasi devijoi një goditje në portë të Alex Sandros. /Telegrafi/