Giorgio Chiellini konsideron se Juventusi e ka paguar me pikë lejimin e largimit të Cristiano Ronaldos drejt Manchester Unitedit në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Kapiteni i Zonjës së Vjetër mendon se do të kishte qenë më mirë sikur superylli portugez të largohej më herët.
36-vjeçari vendosi të mos e përfundonte kontratën me Zonjën e Vjetër dhe u largua drejt Djajve të Kuq, ndërkohë që klubi italian nuk arriti të gjente zëvendësimin e duhur dhe fillimi i sezonit 2021/2022 ishte zhgënjyes.
“Kishim arritur në një pikë ku Cristiano kishte nevojë për gola të rinj dhe një skuadër të re që do të luante për të, sepse kur gjen një ekip të tillë është vendimtar. Ai po e dëshmon këtë në këta muaj dhe e ka treguar edhe me ne”.
“Këtu te Juventusi ka nisur një program i rinimit dhe rifreskimit. Nëse Ronaldo do të qëndronte, do të ishte një vlerë shtesë, por është e normale se ai ka menduar më shumë për të tashmen sesa për të ardhmen”.
“Ronaldo u largua më 28 gusht, do të ishte më mirë për me po të ishte larguar më herët. Paguam diçka për atë që ndodhi, një lloj shoku, paguam diçka në aspektin e pikëve. Nëse do të ishte larguar më herët, do të kishim pasur kohë të përgatiteshim më mirë”, ka theksuar Chiellini për DAZN. /Telegrafi/