Telegrafi

Chiellini tregon gjendjen aktuale të Ronaldos pas infektimit me coronavirus

Giorgio Chiellini ka reaguar pas infektimit të Cristiano Ronaldos me coronavirus.

Ylli portugez u infektuar me COVID-19, derisa po qëndronte te Portugalia për ndeshjes e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja portugeze njoftoi më parë se ylli i Juventusit është infektuar me pandeminë botërore, mirëpo që ndihet mirë dhe është në vetëizolim.

Lexo po ashtu Ronaldo infektohet me COVID-19

Pas këtij lajmi, edhe kapiteni i Zonjës së Vjetër ka reaguar rreth shëndetit të 35-vjeçarit.

“Ai po ndihet mirë, perfekt. Ishte duke marrë rreze dielli”, ka thënë Chiellini.

Ronaldo pritet të qëndrojë deri në dhjetë ditët në karantinë, mirëpo që ende nuk dihet se sa kontakte kishte në momenti kur ishte infektuar. /Telegrafi/