Site icon Telegrafi

Chiellini pritet të mungojë ndaj Lyonit

Giorgio Chiellini pritet të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit për shkak të lëndimit të muskulit të kofshës.

Qendërmbrojtësi i Juventusit mungoi në ndeshjen kundër Udineses, pasi u lëndua në stërvitje. Mirëpo, pas testeve mjekësore është treguar se lëndimi është i lehtë.

“Ekzaminimet mjekësore kanë ardhur me lajme pozitive, mbrojtësi nuk ka pësuar dëmtim afatgjatë”.

Lexo po ashtu Ja shifra qesharake që Juventusi shpenzoi për transferimin e ‘BBC’

“Gjendja e Chiellinit do të vazhdojë të monitorohet në ditët në vijim dhe në fillim të javës do të merret vendim për veprimet e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Meqenëse Zonja e Vjetër luan kundër Olympique Lyonnais të martën, gjasat janë të mëdha që mbrojtësi italian të mungojë në atë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version