Site icon Telegrafi

Chiellini: Nuk jam larguar nga Italia, por po e mendoj një gjë të tillë

MILAN, ITALY - NOVEMBER 13: Giorgio Chiellini of Italy #3 in action during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Giorgio Chiellini mund të shembullin e Gianluigi Buffonit dhe mund t’i thotë lamtumirën Italisë.

Mbrojtësi i hekurt i Juventusit, ka thënë në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’, se e ka menduar largimin Italia pas Botërorit të Rusisë, por për fat të tij, Italia nuk e ka siguruar pjesëmarrjen.

“Ende nuk po e kuptojmë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”.

“Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet”.

Giorgio Chiellini ka zhvilluar 96 ndeshje me Italinë (Getty Images)

“Mendova të largohesha nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në ‘San Siro’, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, ka thënë Chiellini.

Chiellini është pjese e Italisë që nga viti 2004, ndërsa ka zhvilluar 96 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version