Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se paraqitja kundër Lazios në fitoren e 1-2 ishte më e dobëta për Zonjën e Vjetër.
Mbrojtësi italian e ka pritur një ndeshje të vështirë, por që për fatin e tyre në fund arritën fitore fal golave nga Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo.
“Për 55-60 minuta ishte sigurisht paraqitja më e dobët nga Juventusi këtë sezon. Paradoksalisht, pas golit të tyre ne gjetëm energjinë e cila ndikoi ma pas edhe në aspektin fizik për të kthyer gjërat”, ka thënë Chiellini për Sky Sport Italia.
“Ne kemi lojtarë që bëjnë dallimin. Wojciech Szczesny na shpëtoi për një orë, pastaj ne ia arritëm të rikthehemi dhe të fitojmë ndeshjen. Tani kemi një ndeshje tjetër të madhe kundër Atalantas në Kupën e Italisë”.
“Do të shikojmë Juventusin e vërtetë nga 20 shkurti, por është e rëndësishme të marrim rezultate para kësaj date”.
“E dinim që do të jetë e vështirë ndaj Lazios, gjithmonë është”, ka shtuar italiani.
Juve aktualisht renditet në vendin e parë në Serie A me 59 pikë, 11-të më shumë se Napoli. /Telegrafi/