Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, u tall pak me Napolit duke thënë se ata fituan shumë herët.
Pas barazimit ndaj Romës, Zonja e Vjetër siguroi Scudetton e shtatë radhazi në Serie A.
Italiani nuk luajti ndaj klubit romak, por ishte pjesë e festimeve të skuadrës në kryeqytetin italian.
CAMPIONI!!! 🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹🇮🇹 🎰#7uventus #MY7H pic.twitter.com/9FSndYprt9
— Giorgio Chiellini (@chiellini) May 13, 2018
“Një sezon i mrekullueshëm dhe i rëndësishëm është gati të mbyllet dhe ne nuk kemi marrë meritat që merituam për arritjen”, ka thënë Chiellini për Mediaset Premium.
“Jemi duke shkruar faqe në librin e historisë që nuk mund të përsëriten kurrë. Duhet t’i falënderojmë ata që na motivuan vazhdimisht pasi ne çdo vit duam të vazhdojmë të fitojmë”.
Disa javë më parë, Juve ishin duke humbur 2-1 nga Interi dhe arritën ta rikthejnë rezultatin në Giuseppe Meazza, të nesërmen Napoli humbi 3-0 nga Fiorentina dhe kështu Zonja e Vjetër bëri diferencën e nevojshme në tabelë.
“Kishim frikë se do kumbisnim në Milano, por në fund ata që po na kritikonin, vetëm sa po na motivonin. Ata nuk duhet të tentonin ta lëndonin krenarinë tonë. Ajo është si një serum i çmuar për ne”.
“Në jetë duhet të tregosh respekt dhe ata festuan shumë herët. Në fund të ditës ne jemi ata që festojmë”.
“Juventusi humbi finalen sepse ne luajmë në finale, tjerët u eliminuan në çerekfinale dhe rundin e parë 1/16”, ka shtuar Chiellini. /Telegrafi/
Intanto a Torino… 💪#MY7Hhttps://t.co/EDtADBGBFW pic.twitter.com/LJy5eETqUA
— JuventusFC (@juventusfc) May 13, 2018