Site icon Telegrafi

Chiellini kthehet të stërvitë me pjesën tjetër të ekipit

Juventusi e ka konfirmuar se Giorgio Chiellini është rikthyer të stërvitet “pjesërisht, por me grupin”.

Kapiteni i Bianconererëve e dëmtoi gjurin gjatë ndeshjes së parë të sezonit dhe është jashtë që nga gushti, pas një këputje të ligamentit ACL.

Zonja e Vjetër e ka konfirmuar se mbrojtësi është rikthyer në seanca me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.

“Giorgio Chiellini u kthye në punë, pjesërisht, por së bashku me grupin”, thuhet në deklaratën e klubit bardhezi.

Juventusi është rikthyen në terrenin e tyre të stërvitjes pas një dite pushimi dhe aktualisht janë duke u përgatitur për ndeshjen kundër Hellas Verona këtë fundjavë.

Verona luan edhe nesër në Olimpico ndaj Lazios. /Telegrafi/

Exit mobile version