Aktualisht të gjithë futbollistët e Juventusit janë të izoluar në hotelin e klubit J-Hotel.
Daniele Rugani rezultoi pozitiv me coronavirus i pari nw klub, ku pas kësaj të gjithë futbollistët u futën në karantinë nga klubi.
Rasti i dytë në klubin bardhezi ishte ai i mesfushorit francez, Blaise Matuidi, por frika është e madhe dhe rreziku për raste të tjera është evident.
Në një intervistë me tifozët nga J-Hotel ka folur kapiteni i skuadrës Giorgio Chiellini, i cili gjithashtu ka nënvizuar se ka kryer testin dhe shpreson të mos dalë pozitiv me coronavirus.
“E kam bërë testin ditën e djeshme dhe jam në pritje të lajmeve, nuk kam simptoma dhe shpresoj të dalë negativ”, ka thwnw Chiellini. /Telegrafi/