Giorgio Chiellini e ka pranuar që Juventusi duhet të përqendrohet në arritjen e një vendi në katërshen më të mirë.
Bianconerët tashmë kishin zvogëluar shpresat e tyre për Scudetto me një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Beneventos dhe sot shkatërruan ato shpresa me një barazim 2-2 kundër rivalëve të qytetit të Torinos.
Kjo humbje ka shkaktuar dhimbje te Zonja e Vjetër, ndërsa pas ndeshjes kapiteni Chiellini ka treguar se tani objektivi është një vend në top katër.
“Ne bëmë disa gabime që nuk mund t’i përballosh në këtë nivel”, ka thënë fillimisht Chiellini për DAZN.
“Është për të ardhur keq, sepse kur kishim mprehtësinë për ta mbajtur ndeshjen në dorë, nuk rrezikuam shumë dhe nuk krijuam shumë raste”.
“𝘞𝘦 𝘩𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘰 𝘴𝘵𝘢𝘺 𝘶𝘯𝘪𝘵𝘦𝘥, 𝘬𝘦𝘦𝘱 𝘱𝘶𝘵𝘵𝘪𝘯𝘨 𝘪𝘯 𝘵𝘩𝘦 𝘸𝘰𝘳𝘬 𝘢𝘯𝘥 𝘧𝘪𝘨𝘩𝘵𝘪𝘯𝘨 𝘶𝘯𝘵𝘪𝘭 𝘵𝘩𝘦 𝘦𝘯𝘥 𝘰𝘧 𝘵𝘩𝘦 𝘴𝘦𝘢𝘴𝘰𝘯.”#ToroJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/uZ40hTrfxe
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 3, 2021
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe sa më pak të flasim. Le të shmangim shpalljet, në vend që të punojmë ditë pas dite, duke ditur që kemi një lojë shumë të rëndësishme të mërkurën”.
“Ne duhet të shkojmë përpara dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën në mënyrë që të mund të arrijmë një objektiv të rëndësishëm për ne, një vend në Ligën e Kampionëve”, përfundoi italiani. /Telegrafi/