Site icon Telegrafi

Chiellini: Jemi sikurse motori me naftë, na duhet ende që të gjëjmë balancat

Giorgio Chiellini thotë se Juventusi është si një ‘motor me naftë’ dhe Max Allegri mekaniku i saj. 

Alex Sandro shënoi në portën e tij, por golat e Miralem Pjanic nga gjuajta e lirë dhe  të Mario Mandzukic me kohë rikthyen rezultatin.

“Ishte ndeshje e vështirë, por fitore e merituar”.

“Do të ndeshemi edhe një herë në Lisbonë. Jemi një skuadër që ka nevojë të përmirësohet, dhe pres që kjo të ndodh. Treguam se kemi karakter”.

Bianconerët kanë treguar vështirësi në dy ndeshjet e kaluara në Serie A.

“Jemi si një motor që punon me naftë dhe na duhet pak deri sa te gjejmë momentin. Kemi një mekanik shumë të mirë, dhe po mundohemi ta gjejmë balancën”.

“Në këtë moment motori ende nuk është në gjendjen më të mirë, por do të jetë”, ka thënë Chiellini. /Telegrafi/

Exit mobile version