Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, dëshiron që klubi i tij të vazhdojë dominimin në futbollin italian dhe të vazhdojë të shkruajë historinë.
Pesë titujt e fundit në Serie A janë fituar pikërisht nga Zonja e Vjetër, tre nën drejtimin e Antonio Contes dhe dy me Massimiliano Allegrin si trajner.
Në një intervistë për JTV, 31-vjeçari ka thënë se Bianconerët vazhdojnë të jenë të motivuar për suksese të reja.
“E nisim përsëri si fitues të Scudettos, si fitues të Kupës së Italisë, ndërsa kemi një grup që dëshiron të vazhdojë me triumfe”.
“Duam të vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe të vazhdojmë ta shkruajmë historinë”, ka deklaruar Chiellini. /Telegrafi/