Site icon Telegrafi

Chiellini i gatshëm për Bayernin

Giorgio Chiellini do të kthehet në stërvitje me Juventusin sot ose nesër për të qenë i gatshëm me Bayern Munichun.

Mbrojtësi është lënduar në kampionatin italian kundër Interit dhe nga 28 shkurti është jashtë fushave.

Corriere dello Sport shkruan se lojtari i përfaqësueses italiane do të kthehet në stërvitje.

Sipas burimeve ai është i gatshëm edhe për Sassuolon që zhvillohet të premten, por nuk do të rrezikohet që të jetë gati për Bayernin në Ligën e Kampionëve për të mërkurën e ardhshme.

Stefano Sturaro po ashtu është kthyer nga lëndimi i lehtë dhe do të jetë i gatshëm.

Gazeta beson që Max Allegri do të luajë me formacionin 4-4-2 me Sassuolon. /Telegrafi/

 

Exit mobile version