Telegrafi

Chiellini flet për të ardhmen e tij: Do të luaj së paku edhe një vit, pastaj do të shohim

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Giorgio Chiellini ka bërë të ditur se ndoshta nuk do të pensionohet në verën e ardhshme, duke qenë se e ka gjetur fuqinë që ta tejkalojë problemin me gjurin dhe ka treguar planet pas pensionimit nga futbolli aktiv.

Qendërmbrojtësi i Juventusit në muajin gusht do t’i mbushë 36 vjet, ndërsa sapo është kthyer nga lëndimi i ligamentit kryesor të gjurit, i cili ka mundur t’ia përfundojë karrierën.

Në një bashkëbisedim me Martina Colombari në Instagram Live, italiani ka thënë se falë përvojës së tij ka arritur që të jetë i fortë mendërisht duke e tejkaluar më lehtë periudhën e rikuperimit.

Giorgio Chiellini (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Do të luaj edhe një vit tjetër, pastaj do të shohim si do të ndihem dhe sa do të durojnë këmbët e mia. Mund të pensionohem në verën e ardhshme ose mund të zhvilloj edhe një sezon tjetër”.

“Më pëlqen të vazhdoj në botën e futbollit, ndoshta më shumë me një rol drejtori sesa në stafin trajnues, por në jetë kurë nuk i dihet”.

“Shpresoj që të mund të luaj në ‘Euro 2020’ të shtyrë, që të jem si një gjyshe për talentët e rinj në skuadër”, ka deklaruar Chiellini. /Telegrafi/