Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka deklaruar se do të ishte historike sikur Juventusi ta fitonte Kupën të shtunën.
Milani dhe Juve takohen të shtunën në finale të Kupës.
“Do të jetë shumë e vështirë, dhe në mendimin tim është ndeshje e baraspeshuar. Ne arrijmë në fund të sezonit kur shumë ekipe kanë vënë aq shumë për të arritur deri në këtë pikë. Mendoj se jemi të përgatitur”.
“Do të jetë një mundësi e madhe për të shkruar histori, unë ndihem pjesë e ekipit dhe mendoj se ne meritojmë Kupën”, u shpreh Chiellini. /Telegrafi/