Italia është kampion i ri i Evropës, pasi në finalen ka arritur ta mposhtë Anglinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku në fund italianët fituan trofeun e dytë evropian, derisa anglezët vazhdojnë të mbetën pa këtë trofe.
E njëri nga lojtarët më meritor për këtë triumf të Italisë, padyshim që është kapiteni Giorgio Chiellini.
Qendërmbrojtësi ka folur pas ndeshjes, duke treguar se kanë qarë dhe se kishin ndjerë diçka qysh në muajin maj.
Kapiteni i Azzurrëve ka zbuluar edhe një befasi që i kishte bërë Salvatore Sirigu të gjithë lojtarëve.
‘’Më ranë disa lot. Të gjithë e meritonim që të fitonim trofeun, në këtë moshë kuptohet më shumë se çfarë do të thotë të fitosh një trofe si ky”.
Që nga fundi i majit ne kemi ndjerë që ka diçka magjike në ajër, ditë pas dite ka qenë gjithnjë e më shumë e pranishme kjo ndjesi. Sirigu na bëri një surprizë para ndeshjes, kishte përgatitur një video të gjithë familjarëve tanë dhe na bëri të qajmë në autobus para ndeshjes”, tha Chiellini.
Anëtari i Juventusit është pyetur edhe për Kampionatin Botëror të vitit 2022 nëse do të jetë ose jo.
“Unë rrezikoj që të luaj shumë në vazhdim kështu që të shohim. Bonucci dhe Donarumma sigurisht që kanë mundësi. Leo dhe unë jemi shumë të ndryshëm, dhe ne përpiqemi të shfrytëzojmë cilësitë tona në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi përpjekur të mbulojmë defektet e njëri-tjetrit dhe kështu ka ndodhur me të gjithë grupin”, deklaroi kapiteni italian.
/Telegrafi/