Giorgio Chiellini i ka munguar Juventusit në tri takimet e fundit në Serinë A dhe Ligën e Kampionëve.
Kjo për shkak se gjendja e tij është jo e mirë fizikisht.
Por duket se Chiellini do të jetë gati për sfidën e rëndësishme të së premtes që zhvillohet në ‘San Paolo’ ndaj Napolit.
Mbrojtësi veteran i bardhezinjve thotë se është gati dhe epërsia prej katër pikëve e Napolit do të shkrihet.
“Jam mirë, do të jem në ndeshjen ndaj Napolit të premten”.
“Nuk e mendoj se mund të shkojmë -7, por kam bindjen se në fund do të jemi -1”.
“Gjithsesi, është shumë e rëndësishme që të mos pësojmë gol në ‘San Paolo’, sepse Napoli ka një sulm të frikshëm”, ka thënë Chiellini.
Chiellini e ka lavdëruar shumë mbrojtësin e Napolit, Koulibalyn, duke thënë se ai është rritur shumë si lojtar prej ardhjes në Itali. /Telegrafi/