Telegrafi

Chiellini dhe Bonucci vazhdojnë talljen me anglezët: Ne vazhdojmë të hamë makarona … po ju?

Suksesi i Italisë në Euro 2020 vazhdon të bëjë jehonë, ndërsa dy nga protagonistët kryesorë të azzurrëve, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini kanë  “thumbojnë” kundërshtarët ne finale me një foto të postuar.

Dyshja po qëndrojnë në Sardenjë, ku po kalojnë pushimet. Aya kanë postuar një foto me mbishkrimin:  “Ne vazhdojmë të hamë makarona … po ju?”.

Në fund të ndeshjes Itali-Angli mbrojtësi u tall me kundërshtarët e tij: “Ju duhet të hani më shumë makarona …”.

Nuk është e lehtë ta harrosh një fitore historike si ajo e Italisë në Euro 2020, e cila erdhi pas triumfit në finale përballë të zotëve të shtëpisë, që me shprehjen e famshme “It’s coming home” ishin të bindur se trofeu do të shkonte në Ishull.

Bonucci dhe Chiellini, dyshja e mbrojtjes, vazhdojmë të tallen me anglezët, duke i ftuar që të hanë më shumë makarona. /Telegrafi/