Giorgio Chiellini voton Gianluigi Buffon më çmimin e portierit më të mirë të vitit 2017.
Në një intervistë të dhënë për FIFA-n, mbrojtësi i Juventusit nuk ka dyshim se portieri bardhezi dhe i Kombëtares së Italisë është më i miri në botë në rolin e tij.
“Buffon e meriton. Ka zhvilluar një sezon fantastik, sepse pritjet e ka kanë çuar pranë fitimit të të gjithë trofeve sezonalë”.
“Kemi përjetuar momente të mira, por edhe të vështirë, së bashku për 12 vite. Me kujtohen më shumë momentet e tensionit që kemi përjetuar para sfidave më të rëndësishme”.
“Para se të isha shok skuadre, e kam pasur kundërshtar, madje kam pasur fatin e madh t’i shënoj.”
Ka shumë arsye përse Chiellini e vlerëson kaq shumë 39-vjeçarin.
“Është lider i vërtetë në momentet “kyç” të sezonit, brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë e thonë, kundërshtarë dhe shokë skuadre, që Buffon i bën gjërat e vështira të duken të thjeshta”, ka thënën Chiellini. /SS/