Telegrafi

Chiellini, Bonucci dhe Cuadrado dëshmuan në gjykatë për llogaritë e tyre bankare

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ditën e djeshme Giorgio Chiellin, Leonardo Bonucci dhe Juan Cuadrado janë ftuar nga gjykata në Itali

Treshja e Biankonerëve kaluan pjesën e dytë të ditës në gjykatë duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve që po hetojnë llogaritë e klubit.

Ata u morën në pyetje rreth 6 orë në total, pra 2 orë për secilin, duke tentuar të gjejnë se çfarë nuk shkon me llogaritë e tyre.

Procesverbali ishte sekret, por tashmë dihet se ka të bëjë për akuzën e komunikimeve të rreme për kompanitë e listuara dhe lëshimin e faturave për transaksione të paqena.

Tani do t’i mbetet konsulentit ekonomik Enrico Stasi që të analizojë të gjithë materialin e marrë në tre kërkimet dhe ta krahasojë atë me pasqyrat financiare të Juventusit, për të konstatuar nëse ka pasur parregullsi.

Zonja e Vjetër po ashtu ishte nën hetim për transferime dhe shitje të fryra, duke tentuar të shmang rregullin financiar. /Telegrafi/