Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se skuadra e Atletico Madridit dhe Zonja e Vjetër kanë shumë ngjashmëri.
34-vjeçari beson te kualifikimi pavarësisht se Zonja e Vjetër ka disavantazhin nga ndeshja e parë me rezultat 2-0.
“Atletico Madridi është ekipi evropian që na ngjason më së shumti, janë solid në mbrojte dhe rezultatet i arrijnë si ekip dhe jo individë”, ka thënë Chiellini në konferencën për media.
“Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë pikë të dobët, të gjithë kemi, nuk do të thotv që ata do ta mbajnë portën e paprekur të martën”.
“Ne duam të arrijmë çerekfinalen, gjysmëfinalen dhe finalen. Të gjithë në Juve janë mësuar me presionin e mediave dhe nuk bën dallim. Ne kemi respekt për ata dhe i dimë kualitetet e tyre, por duam të vazhdojmë këtë aventurë”.
“E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por nuk jemi të çmendur. Nëse e kalojmë këtë pengesë, kjo do të na japë një nxitje të vërtetë për muajit e fundit”, ka shtuar Chiellini. /Telegrafi/