Juventusi është larg vetëm edhe formalisht para zgjatjes së kontratës së mbrojtësit Giorgio Chiellini.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, BBC e Juventusit: Gianluigi Buffon, Leonardo Bonucci dhe Chiellini po planifikojnë të ardhmen me Zonjën e Vjetër.
Të dy, Buffon dhe Chiellini janë në skadim të kontratave, por raportet e mëparshme kanë kuptuar se portieri veteran, i cili mbush 43 vjeç gjatë sezonit të ardhshëm, tashmë ka pranuar të qëndrojë me bardhezinjtë.
Tani, raporti pretendon se edhe Chiellini tashmë ka pranuar një marrëveshje të re përtej kontratës së tij aktuale që skadon në qershor 2020 dhe vetëm nënshkrimi mungon që ajo të jetë zyrtare.
Mbrojtësi kishte një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e parë të sezonit dhe së fundmi ishte rikthyer në veprim para se të pezullohej sezoni.
Ai aktualisht ka luajtur tre ndeshje dhe shënoi një herë, pasi vendosi ndeshjen e parë të sezonit kundër Parmas. /Telegrafi/