Javier Hernandez nuk do të rikthehet në Spanjë.
Sulmuesi meksikan së fundmi është piketuar nga mediat spanjolle për një transferim te Valencia ose Villarreal duke e lidhur këtë lëvizje për t’i qëndruar më pranë të dashurës së tij, aktores spanjolle Andrea Duro.
Por, është vetë lojtari që ka reaguar duke mohuar gjithçka.
29-vjeçari shkruajti në Twitter se gjithçka është shkruar nuk ka asnjë bazë dhe se është i lumtur te West Ham.
Meksikani ka shënuar tre gola për ‘Hammers’ që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni për 16 milionë funte.
Aktualisht West Hami renditet në vendin e 15-të.
Ndërsa ndeshja e ardhshme është ndaj Burnleyt. /SS/Telegrafi/