Telegrafi

Chicago dhe Cleveland triumfojnë në udhëtim

Janë zhvilluar ndeshjet xhiros së radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Njëra nga sfidat më interesante padyshim se është zhvilluar në Bankers Life Fieldhouse në Indianapolis, ku janë përballur Indiana Pacers dhe Chicago Bulls.

Ishin mysafirët e Chicago Bulls që triumfuan me shtatë pikë diferencë 115:122 këtë sfidë me plotë kthesa.

Qendra malazeze Nikola Vucevic ishte më efikasi për Bulls me 36 pikë, 17 kërcime e katër asistime, i ndihmuar nga DeMar DeRozan që gjithashtu zhvilloi lojë të mirë me 31 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Tek vendasit më efikasi ishte LeVert me 42 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në udhëtim ka fituar edhe Cleveland Cavaliers tek Charlotte Hornets.

Cavs kanë arritur fitore në fund të takimit me një pikë diferencë 101:102.

Qendra Jarrent Allen ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim me 29 pikë e 22 kërcime, derisa Kevin Love shtoi 25 pikë të tjera për fitoren e 32-të këtë edicion. /Telegrafi/