Site icon Telegrafi

Chicago Bulls nuk ka të ndalur, marrin edhe fitoren e tretë

Chicago Bulls kanë vazhduar me fitore, teksa kanë marrë edhe të tretën në po aq ndeshje këtë sezon në NBA.

Bulls janë përballur me Detroit Pistons në United Center ku kanë triumfuar me 15 pikë diferencë, 92:82.

DeMar DeRozan ka qenë më meritori për fitoren e vendasve, me 21 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Pikë dyshifrore tek skuadra vendase arritën edhe qendra malazeze Vucevic me 15 pikë e 19 kërcime, teksa Zach LaVine shtoi 14 pikë, Lonzo Ball 13, Alex Caruso 12 e Green 10 të tjera.

Saddiq Bey ishte më efikasi tek skuadra mysafire me 20 pikë e 16 kërcime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Kampioni në fuqi i NBA, Milwaukee Bucks është rikthyer te fitorja, pasi ka triumfuar në udhëtim te San Antonio Spurs me 10 pikë diferencë, 111:121.

Khris Middleton me 28 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 21 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Bucks. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Atlanta Hawks 101:95

Indiana Pacers – Miami Heat 102:91

Toronto Raptors – Dallas Mavericks 95:103

Chicago Bulls – Detroit Pistons 97:82

Minnesota Timberwolves – New Orleans Pelicans 96:89

San Antonio Spurs – Milwaukee Bucks 111:121

Portland Trail Blazers – Phoenix Suns 134:105

LA Clippers – Memphis Grizzlies 114:120

 

Exit mobile version