Telegrafi

Chicago Bulls, Memphis Grizzlies dhe Toronto Raptors triumfojnë vetëm pas vazhdimeve

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Chicago Bulls, Memphis Grizzlies dhe Toronto Raptors kanë shënuar fitore vetëm pas vazhdimeve prej pesë minutave.

Bullsat arritën të rikthehen te fitoret pas triumfit kundër skuadrës së Washington Wizards me rezultat 126:120.

Grizzlies ishin më të mirë në parket dhe në fund fituan me një pikë epërsi 126:125 kundër Houston Rockets.

Raptors triumfuan në një ndeshje mjaft të vështirë kundër Oklahoma City Thunders me rezultat 123:114.

Ndryshe, tashmë jemi në ndeshjet pothuajse të fundit para fillimit të fazës së “play-off” në NBA. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland 107:102 Milwaukee

Orlando 119:96 New Orleans

Philadelphia 118:115 Boston

New York 116:137 Utah

Chicago 126:120 Washington

Memphis 126:125 Houston

San Antonio 105:110 Miami

Portland 126:118 Dallas