Telegrafi

Chevrolet me paketë të re për Silveradon

Kompania Chevrolet vazhdon të zgjerojë ofertën për veturat e veta Pick-up, ndërsa risia në këtë segment është paketa Black Out për modelin Silverado 1500 WT.

Silverado 1500 WT Black Out është në dispozicion me versionin e standard dhe versionin Double-Cab, transmeton Koha.net.

Paketa Black Out kushton përafërsisht 1.600 dollarë dhe ndër të tjera përfshin eksterier me ngjyrë të zezë, xhamat e errëta, emblemat me ngjyrë të zezë si dhe rrotat prej 20-inç në formë ylli me ngjyrë të zezë dhe me goma P275/55R20.

Silverado 1500 WT posedon motor 4.3 litërsh V6 me kapacitet prej 285 KF dhe 5.3 l V8 me kapacitet prej 355 KF.