Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini zbuloi pse Erling Haaland anuloi transferimin në Torino në vitin 2017 dhe pranon se Bianconerët nuk pendohen që nuk nënshkruan me Gianluigi Donnarumman.
Cherubini zëvendësoi Fabio Paratici si drejtues i zonës sportive në Juventus verën e kaluar dhe fillimi i tij pati një verë e vrullshme për 50-vjeçarin që shiti Cristiano Ronaldon te Manchester United, duke e kthyer Moise Kean përsëri në klub.
Italiani ka folur në një intervistë për gazetën Tuttosport, ku ai zbuloi disa pendime që ka klubi italian në afatet kalimtare të transferimeve.
Njëri nga pendimet më të mëdha padyshim se është Haaland, i cili në vitin 2017 anuloi një transferim te Juventusi.
“Ne sigurisht se pendohemi, do të ishte budallallëk të thuash diçka ndryshe. Sidoqoftë, gjërat duhet të futen në kontekst”, ka thënë fillimisht Cherubini.
“Lojtarët e rinj mund të kenë frikë të vijnë në huazim, ne ishim në fillim të projektit tonë U23 dhe ndoshta perspektiva që i ofruam atij nuk ishte shumë emocionuese”.
“Ndoshta ideja për të kaluar në huazim nuk ishte ideale për një lojtar si ai. Ndoshta sot, gjërat do të ishin ndryshe”.
Juventus director Cherubini: “Haaland is a regret for Juventus. We wanted him years ago but he wasn’t attracted by potential loan. Buy Haaland now? We're going to look for players like Erling before maturing – even if I wouldn't want to preclude anything” ⚪️ #Juventus @tuttosport
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2021
Gigio Donnarumma është një tjetër lojtar i ri por me përvojë i cili mund të ishte bashkuar me Juventusin verën e kaluar. Pse Juventus nuk e nënshkroi atë?
“Sepse Juventusi ka një portier të besueshëm me një kontratë të gjatë si Wojciech Szczesny”.
“Ne besojmë në të dhe mendojmë se ai është zgjidhja ideale. Për politikën që kemi, nuk do të kishte kuptim të bëjmë atë që po bën PSG. Nuk do të ishte mirë të kishim dy portierë të rëndësishëm në të njëjtin ekip”, përfundoi italiani. /Telegrafi/