Chelsea mund të dënohet nga UEFA për raportim të mangët financiar.
Klubi londinez ka rënë dakord t’i paguajë dhjetë milionë euro shtëpisë së futbollit evropian për raportim financiar jo të plotë gjatë epokës së Roman Abramovich.
Ata me siguri janë duke u hetuar edhe nga Liga Premier, bën të ditur The Times.
Çështjet e raportuara kanë të bëjnë me transaksionet që kanë ndodhur mes viteve 2012 dhe 2019.
Në fakt, pronarët e rinj të Chelseat treguan se raportimi financiar nuk ishte i saktë përpara se UEFA të hetonte klubin.
Në vend të kësaj ata ranë dakord për një shlyerje të borxhit për të shmangur çdo hetim të mëtejshëm të organit më të lartë të futbollit në kontinentin e vjetër.
Vlen të ceket se Juventusi është dënuar për një rast të tillë, duke u gjobitur dhe përjashtuar nga Liga e Konferencës. /Telegrafi/