Telegrafi

Chelsea zyrtarizon largimin e Kouliblayt

Chelsea ka konfirmuar tani edhe zyrtarisht se Kalidou Koulibaly është larguar nga klubi.

Pas vetëm një sezoni të kaluar në Stamford Bridge, mbrojtësi që ishte transferuar nga Napoli për 40 milionë euro ka kaluar te Al Hilal.

“Kalidou Koulibaly është larguar nga Chelsea pasi përfundoi një transferim të përhershëm te skuadra e Ligës Profesionale Saudite, Al-Hilal”, thuhet fillimisht në njoftimin e londinezëve.

Lexo po ashtu Për sa milionë mund ta blejë Interi, Lukakun nga Chelsea

“Qendërmbrojtësi erdhi nga Napoli verën e kaluar dhe bëri 32 paraqitje për blutë gjatë sezonit të tij të vetëm në Stamford Bridge”.

“32-vjeçari bëri debutimin e tij në udhëtim te Everton dhe shënoi ndeshjen e tij të parë në shtëpi me një goditje fantastike kundër Tottenham Hotspur. Goli tjetër i tij i Chelseat erdhi gjithashtu në një derbi të Londrës, si mysafir të Fulhamit”.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Kalidou për kontributin e tij brenda dhe jashtë fushës gjatë kohës së tij në Stamford Bridge dhe t’i urojmë atij suksese në fazën tjetër të karrierës së tij”, thuhet në komunikatën e Bluve. /Telegrafi/